Përforcimi i parë i Milanit me Ancelottin

Sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca mund të jetë përforcimi i parë i Milanit, në afatin kalimtar të verës, nëse Carlo Ancelotti pranon të emërohet trajner në San Siro.

Sport

28/05/2015 23:46

Sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca mund të jetë përforcimi i parë i Milanit, në rast se Carlo Ancelotti pranon ofertën për t’u emëruar në postin e trajnerit.

Sipas mediave italiane, reprezentuesi kolumbian është objektiv i Rossonerëve për afatin kalimtar të verës.

Bacca shkëlqeu duke realizuar dy gola në fitoren e Sevillas ndaj Dnipros me rezultat 3:2 në finalen e Europa League të mërkurën.

Dhe, kjo ka bindur drejtuesit e Milanit që të hidhen në sulm për transferimin e tij, me aprovim të Ancelottit, i cili të mërkurën do t’i përgjigjet ofertës së Rossonerëve.