Perez: Ky futbollist i Barcelonës ka kaluar testet mjekësore në Real Madrid (FOTO)

Florentino Perez ka bërë të ditur se Neymar ishte afër transferimit në Real Madrid më 2013.

Sport

20/06/2017 10:18

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se Neymar ishte afër transferimit në klub më 2013.

“Neymar kaloi testet mjekësore në Madrid. Ne u përpoqëm që ai të vinte, por ne pamë se ishte i pamundur transferimi i Neymarit dhe u tërhoqëm nga marrëveshje”, ka deklaruar Perez për Onda Cero.

Neymar, në vitin 2013, vendosi që nga ekipi brazilian, Santos të transferohet në Barcelonë. /Lajmi.net/