Për nostalgjikët e lojës “Snake” vjen aplikacioni për telefonat inteligjentë

Nëse ju mungojnë ditët kur nuk bombardoheshit me njoftime në telefona, por vetëm luanit lojën e famshme “Snake”, atëherë kemi një lajm të mirë për ju: Ju mund ta luani tani këtë lojë edhe në telefonat tuaj inteligjentë.

Auto & Tek

12/04/2015 19:32

Aplikacioni ‘Snake 97: retro phone classic‘ ju lejon të luani lojën “Gjarpër” siç ishte në vitin 1997 kur u krijua.

Ky aplikacion i jep pamjen telefonit tuaj inteligjent të një celulari të vjetër Nokia, vetëm se nuk do të mund të shtypni butonat e telefonit.

Aplikacioni mund të shkarkohet në pajisjet  iOS, Android dhe Windows Phone. Versioni Windows Phone kushton 0.99 euro, versioni Android është falas, ndërsa për pajisjet iOS ka një version falas dhe një version që kushton 0.99 euro. /krokodili