Pensionohet Totti, shikojeni çfarë ka bërë një tifoz i tij nga Kosova (FOTO)

Ramiz Krasniqi, i cili për shumë vite jeton dhe vepron në Kroaci, ia ka lënë emrin djalit të tij Totti.

Sport

30/05/2017 08:44

Kapiteni legjendar, Francesco Totti, i dha fund karrierës si futbollist të dielën, pas 24 vjetësh te Roma dhe kjo padyshim që ka pikëlluar edhe tifozët shqiptarë.

Se ishin të shumtë tifozët shqiptarë që e donin Tottin, këtë më së miri e tregon kjo fotografi në rrjetet sociale, tifozi shqiptar nga Prizreni, Ramiz Krasniqi, i cili për shumë vite jeton dhe vepron në Kroaci, derisa tani gjendet në Rumani. Ai ia ka lënë emrin djalit të tij Totti.

Derisa për diçka të tillë kanë shkruar edhe tifozët shqiptarë të klubit romak.

“Këto foto na vijnë nga një shqiptar prej Kosovës. E veçanta është që djalit të vet i ka vënë emrin Totti. Totti Krasniqi… Kjo është dashuri!!!”.

Derisa ai personalisht ka mbetur pa fjalë pas pensionimit të Tottit, duke shpërndarë vetëm fotografi të shumta në rrjetet sociale, teksa ka shkruar “Pa koment”, përcjell “Gazeta Express”.

786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti.