Peja kthehet në Superligë?

Shpresa për Pejën. Komisioni Arbitrar (KA) e ka shfuqizuar vendimin e Komisionit Disiplinor (KD) pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), për ta përjashtuar KB Pejën nga Superliga, raporton ‘Zëri’.

Sport

26/05/2015 23:16

KA i FBK-së e ka konsideruar të rëndë vendimin për “Verdhezinjtë”, duke shtuar se arsyetimi duhet të jetë më i kompletuar dhe më i arsyeshëm.

Pejanët ishin ankuar pas vendimit që ata të luajnë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm dhe ata do ta presin vendimin e ri, duke shpresuar që ai të ndryshojë në të mirë të tyre, raporton Zëri.

Besohet se Peja mund të rikthehet përsëri në elitën e Basketbollit kosovar, Superligë.