PDK: Djegiet e selive të partive po bëhen nga një segment i dështuar politik

Partia Demokratike e Kosovës thotë se djegia e selive të partive politike (PDK dhe LDK) është tentativë e hapur për të ardhur në pushtet me dhunë “nga një segment i dështuar politik”.

Lajme

28/02/2016 12:17

Përmes një komunikate për media, PDK ka ftuar partitë politike që të tregojnë arsye dhe përmes dialogut të gjejnë zgjidhje dhe jo përmes dhunës dhe konfliktit, raporton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Djegia e selive të partive politike (PDK dhe LDK) në një demokraci qyetare, janë shenja të hapura të një tentative për shantazhe dhe ardhje në pushtet me dhunë nga një segment i dështuar politik.

Ftojmë partitë politike të tregojnë arsye dhe zhvillojnë komunikim brenda institucioneve, po ashtu ftojmë qytetarët e vendit tonë të përmbahen nga aktet e dhunës dhe konfliktit.

Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të gjejnë aktorët e këtyre veprave të dhunshme që të përballen me ligjin.