Paulinho zbulon ofertat për largim nga Barcelona

Paulinho mund të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

07/07/2018 10:52

Paulinho ka bërë të ditur se ka oferta për largim nga Barcelona.

Mesfushori brazilian spekulohet se mund të largohet nga klubi katalan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Kam një ofertë nga Kina dhe një nga një klub tjetër”, deklaroi Paulinho pas eliminimit të Brazilit nga Kampionati botëror 2018, përcjell “lajmi.net”.

“Më duhet të bisedoj me menaxherin tim dhe ta caktojmë të ardhmen time. Dua ta sqarojmë situatën në ditët e ardhshme, por nuk e përjashtoj mundësinë e vazhdimit të qëndrimit te Barcelona”, u shpreh ai. /Lajmi.net/