Paul Scholes jep mendimin e tij për sezonin e ri në Premierligë

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka dhënë mendimin e tij rreth sezonit të ri në Premierligë.

Sport

17/08/2018 22:18

“Mendoj se City do të shpallët kampion për herë të dytë rradhazi. Vitin e kaluar ata kanë fituar kampionatin me një distancë të madhe dhe prap dukeshin njëjtë në lojën kundër Arsenal.

“Nuk e di se si do të duken Chelsea dhe Arsenal me trajnerët e rinjë, mirëpo, City mesiguri do të jetë kampion. Mendoj se Liverpool do të përfundojë ne pozitën e dytë, United në të tretën dhe Totenham në pozitën e katërt” është shprehur Scholes.

“Gjithashtu mendoj se Fulham do të bëjë një punë të mirë. Ata kanë luajtur futbollin më të bukur në “Championship” sezonin e kaluar dhe kanë bërë disa blerje të qëlluara” ka vazhduar anglezi.

Sa i përket çështjes për golashenuesin më të mirë në kampionat , Scholes ka deklaruar: “Nëse Aguero luan çdo lojë dhe nuk pëson ndonjë lëndim, besoj se gjasat janë të mëdha që ta fitojë çmimin, por, nuk mund ta lë anash Harry Kane. Kane po kalon në formë jetësore dhe mbetet favoriti për të qenë golashenuesi më i mirë i vitit”.

Është vetëm java e parë e kampionatit dhe ka shumë për tu luajtur. Se a janë të sakta prediksionet e ish mesfushorit të United, mbetet të shihet në vazhdim. /Lajmi.net/