Pato rikthehet në Serie A

Ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato mund të rikthehet në Serie A duke iu bashkuar Romës, nga Corinthians.

Merkato

15/07/2015 14:22

Alexandre Pato mund të luajë sërish në Serie A.

Sulmuesi brazilian i është ofruar Romës, nga Corinthians. Pato do të jetë futbollist i lirë në dhjetor të këtij viti, por klubi brazilian ka shprehur gatishmëri për shitjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës për 7-8 milionë euro.

Roma është në kërkim të një sulmuesi dhe tani është në fazë të avancuar të negociatave me Edin Dzekon nga Manchester City.

Por, Pato është një opsion i ri për ekipin nga Olimpico.