lajmi.net

Pasioni Napolitan

Gonzalo Higuain e ka përshkruar ndjenjën e paraqitjeve për Napolin si përvojë të mrekullueshme, pas spekulimeve rreth largimit të tij nga San Paolo gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Sulmuesi argjentinas, i cili kërkohej me ngulm nga Arsenal dhe Juventus pas vendimit për tu larguar nga Real Madrid në verën e shkuar, ka shënuar 13…

Sport

03/01/2014 07:00

Gonzalo Higuain e ka përshkruar ndjenjën e paraqitjeve për Napolin si përvojë të mrekullueshme, pas spekulimeve rreth largimit të tij nga San Paolo gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sulmuesi argjentinas, i cili kërkohej me ngulm nga Arsenal dhe Juventus pas vendimit për tu larguar nga Real Madrid në verën e shkuar, ka shënuar 13 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për Napolin.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të përmendet si objektiv i Chelseas, por Higuain ka insistuar se është i lumtur në Itali dhe theksoi se përvoja me ekipin nga Serie A i ndihmon të zhvillohet si futbollist.

“Për dikë si unë që e do këtë sport, Napoli është një vend i mrekullueshëm”, deklaroi Higuain për Ole.

“Ky është një qytet i mrekullueshëm ku futbolli është mbi të gjitha. Tifozët jetojnë për futboll. I falënderohem Zotit që më kanë dashur menjëherë nga dita e parë sepse Napolitanët janë shumë pasionant dhe kanë një lidhje të veçantë për argjentinasit”.

“Ata janë të ngjashëm me ne si dhe kanë Diego Maradonën në zemrat e tyre. Në Itali, ndeshjet janë më taktike, andaj është më e vështirë të gjeni hapësirë. Jam i sigurt se loja ime do të përmirësohet duke luajtur në Serie A”, u shpreh ai.

Pasioni napolitan

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez është i lumtur pas rikthimit në Itali dhe beson se me ekipin e tij të ri do të luftojë për tituj të rëndësishëm. Benitez fitoi Superkupën e Italisë dhe Kampionatin botëror për klube me Interin më 2010, në aventurën e tij të parë në Itali, por u shkarkua pas vetëm…

Sport

30/09/2013 16:15

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez është i lumtur pas rikthimit në Itali dhe beson se me ekipin e tij të ri do të luftojë për tituj të rëndësishëm.

Benitez fitoi Superkupën e Italisë dhe Kampionatin botëror për klube me Interin më 2010, në aventurën e tij të parë në Itali, por u shkarkua pas vetëm gjashtë muajsh.

Tani, i rikthyer në Serie A në drejtim të Napolit, ai ka tubuar 16 pikë nga gjashtë xhirot e para dhe ndanë pozitën e dytë me Juventusin, dy pikë më pak se lideri Roma. Ai dëshiron të mundohet të drejtojë Napolin drejt titullit të parë në Serie A nga viti 1990.

“Kur jam takuar me presidentin më ka pëlqyer sfida. Nga dita e parë e kam ndjerë pasionin dhe dëshirën për tu përmirësuar. E dinim se Cavani do të largohet andaj u përkujdesëm që të sjellim zëvendësime. Kam angazhuar katër ose pesë futbollistë me paratë e tij, të gjithë me përvojë ndërkombëtare, të cilët mund të japin mesazh në mbarë botën se Napoli po rritet”, deklaroi Benitez për Daily Mail.

LM