Pas transferimit të Ronaldos, Juventus e vendos në shitje sulmuesin e njohur
Gonzalo Higuain do të jetë ‘viktima’ e parë e Cristiano Ronaldos.
Sport
Sulmuesi argjentinas do të nxirret në shitje nga Juventusi, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.
‘Zonja e Vjetër’ një ditë më parë zyrtarizoi transferimin e Ronaldos nga Real Madrid për 105 milionë euro.
Ardhja e tij do të sjellë ndryshime në sulmin e Juventusit.
Në Itali raportohet se Gonzalo Higuain do të vendoset në shitje, dhe oferta e pranueshme për Juventusin pritet të jetë rreth 55 milionë euro.
Për Higuain ka interesim nga Premierliga, ku po e kërkon Chelsea./Lajmi.net/