Pas largimit të Ronaldos, ja fanellat e cilit lojtar po shiten më së shumti te Real Madrid

Cristiano Ronaldo për nëntë vite ka qenë një yll i padiskutuar te Real Madrid, duke qenë edhe i preferuari i tifozëve.

Sport

22/07/2018 20:44

Fanellat e tij kanë qenë më të kërkuara nga tifozët e Real Madridit kudo në botë.

Por, largimi i tij ka bërë që fanellat më të kërkuara të jenë të Luka Modric.

Mediet në Spanjë raportojnë se fanellat e Luka Modric janë më të kërkuarat pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Modric ka qenë lojtar i rëndësishëm në formacionin e Real Madridit në sukseset e mëdha të arritura viteve të fundit./Lajmi.net/