Paratë e PSG-së më mirë se Barcelona

Disa muaj më parë e vazhdoi kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri më 2018, sipas së cilës do të përfitojë rreth 12 milionë euro në stinor, andaj Thiago Silva ka bërë të ditur se nuk planifikon të braktis klubin francez. Madje, ylli brazilian ka treguar se pikërisht rroga e lartë që përfiton në PSG,…

Sport

07/09/2013 15:14

Disa muaj më parë e vazhdoi kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri më 2018, sipas së cilës do të përfitojë rreth 12 milionë euro në stinor, andaj Thiago Silva ka bërë të ditur se nuk planifikon të braktis klubin francez.

Madje, ylli brazilian ka treguar se pikërisht rroga e lartë që përfiton në PSG, ishte arsyeja kryesore pse nuk iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij sezoni.

“Është e vërtetë, Barcelona më ka kërkuar dhe dy herë u kam thënë jo. E kam bërë për shkak se në Spanjë do të përfitoja më pak. Pse duhet të pranoj? Kam menduar për familjen time. Paratë kanë rëndësi të madhe e sidomos kur duhet të mbash një familje”, deklaroi Silva për The Guardian.