Paralajmërimi i Peles: Shaqiri është i rrezikshëm

“Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar”.

Sport

17/06/2018 18:13

Kështu ka deklaruar legjenda e futbollit Pele, para ndeshjes së parë të Brazilit në Kupën e Botës ndaj Zvicrës.

Brazili në kuadër të grupit E, takohet me Zvicrën, pjesë e së cilës janë edhe futbollistët shqiptar si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili.

Pele duke e komentuar këtë përballje, ka thënë se Xherdan Shaqiri është një futbollist i rrezikshëm.

“Sot vendi im nis udhëtimin në Kupën e Botës kundër Zvicrës. Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar”, ka shkruar Pele në Instagram./Lajmi.net/