Palermo i kërkon 30 milionë euro Milanit për Vasquez

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ia ka caktuar çmimin mesfushorit Franco Vasquez.

Sport

11/11/2015 18:11

Sipas Zamparinit, nëse Milani e dëshiron lojtarin, duhet t’ia paguajnë Palermos plot 30 milionë euro, shumë kjo që mund të shkojë në 36 milionë nëse lojtari transferohet në janar.

“Milani më pyeti për Vasquez. Por oferta e tyre prej 25 milionë eurosh nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ata ofrojnë 30 milionë, atëherë është në rregull. Por, në janar ata duhet të paguajnë edhe 22 për qind tatim, që i bie 36 milionë euro”, tha Zamparini për Radio Due.

Vasquez është njëri nga futbollistët më të mirë në Serie A aktualisht