OVL e UÇK-së i kërkon Krasniqit ndihmë për ligjin

OVL e UÇK-së, shpreson që Ligji për Veteranët e UÇK-së, të futet në rend dite për seancën e radhës. Kërkon që Jakup Krasniqi të shfrytëzojë autoritetin e tij tek komisionet, që ky ligj të dërgohet në lexim të dytë sa më shpejtë.

Lajme

25/03/2014 13:42

Organizata e Veteranëve  UÇK-së ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të shfrytëzoj të gjithë autoritetin e tij të komisionet që Ligji për Veteranët e UÇK-së,  sa  shpejtë  të shkoj në lexim të dytë në kuvend.

Kryetari i OVL UÇK-së, Muharem Xhemjali ka thënë se shpresojnë që për në seancën e ardhshme ky ligj të jetë në rend dite.

“Ne kërkuam  nga Kryetari i Kuvendit që  ta përdor autoritetin e tij te komisionet që ky ligj të përshpejtohet sa ma shpejtë, komisionet të kryenj punën e tyre sa më shpejt, dhe Ligji të shkoj në  leximin e dytë”, ka thënë Xhemajli  pas takimit që ka pasur të martën  me kryetarin e Kuvendit.

“Ka qenë kërkese  e jona, e organizatës së veteraneve që ligji të miratohet deri më 10 mars dhe të kalon në Kuvendin e Kosovës . Dihet që në mars ka qenë Epopeja e UÇK-së, kryeparlamentari ka kërkuar mirëkuptim për mos bërjen e leximit deri me 10 mars dhe, me 13 mars  ligji ka kaluar lëximin e parë. Andaj ne shpresojmë që të enjten ligji të jetë në leximin e dytë të Kuvendit të Republikës  së Kosovës”.