Oferta e fundit e Barcelonës për Rabiot

Barcelona ka bërë gati ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Sport

21/08/2018 07:24

Barcelona ka bërë gati ofertën e fundit për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalan është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për yllin e ri francez.

Rabiot është i pakënaqur te skuadra kampione nga Ligue 1.

Por, PSG nuk është duke e lejuar lehtë largimin e tij nga klubi, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona planifikon një ofertë të fundit për blerjen e tij para mbylljes së afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/