Oblak në ndjekje të rekordit të Victor Valdes

Jan Oblak, për shumë kë njëri nga portierët më të mirë në botë momentalisht, është në ndjekje të një rekordi.

Sport

13/10/2018 19:07

Ky rekord mbahet nga ish anëtari i Barcelonës, Victor Valdes, i cili shquhej për gabimet e tij.

Mund t’iu duket e çuditshme, mirëpo Valdes ka vendosur një rekord në La Liga, të cilin tashmë ka filluar ta ndjek portieri slloven i Atletico Madrid.

Ish 1shi i Barcelonës ka regjistruar numra të jashtëzakonshëm gjatë sezoneve 2008-2012. Ai ka pranuar 31 gola në 35 ndeshje sezonin e parë. 24 në 38 në sezonin pasues, 16 në 32 në sezonin 2010/11 dhe 28 në 35 në sezonin e fundit.

Oblak në anën tjetër është portieri me më së paku gola të pranuar. Vetëm katër gola në tetë ndeshje, që i jep balancin e 0.5 golave për ndeshje.

Sezonin e kaluar Oblak pranoi vetëm 22 gola, kurse në 29 paraqitje gjatë 2016/17 ai pranoi vetëm 21 gola. /Lajmi.net/