“Nxehet” gara për De Jong, inkuadrohet edhe Real Madrid

Gara për shërbimet e mesfushorit të Ajax, Frenkie de Jong po nxehet çdo ditë e më shumë.

Sport

19/11/2018 12:18

Së fundmi, “Sport” raporton se Real Madrid i është bashkuar garës për Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.

Barcelona dhe Manchester City janë dy gjigantët e tjerë që lidheshin me një kalim të mundshëm të reprezentuesit holandez.

Drejtuesit e Ajax në anën tjetër kanë thënë se do ta mbajnë lojtarin në Amsterdam të paktën deri në verë.

Real Madrid duket se nuk do të mund të presin aq gjatë. Ata e shohin Frenkien si zëvendësuesin ideal për Modric. Kësisoj ata do të mundohen ta transferojnë të riun në Madrid qysh në janar. /Lajmi.net/