Numërohen votat, ky është fituesi i Topit të Artë

Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë, ky është rezultati i një sondazhi nga “Mundo Deportivo” me trajnerë dhe futbollistë nga 25 shtete të ndryshme.

Sport

27/11/2015 09:54

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, do ta fitojë Topin e Artë.

Ky është rezultati i një sondazhi nga “Mundo Deportivo” me trajnerë dhe futbollistë nga 25 shtete të ndryshme, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi argjentinas e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë më 2009, 2010, 2011 dhe 2012, kurse u mposht në dy edicionet e fundit nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Por, ai është favorit për t’u shpallur më i miri më 11 janar në Zurich ku pritet ta fitojë Topin e Artë për herë të pestë në karrierë.