Nuk u lejohet shamia, Katari tërhiqet nga Botërori

Përfaqësuesja e Katarit në basketboll për femra është tërhequr nga Kampionati botëror pasi organizatori paraqiti kërkesë që ata të luajnë pa shamia.

Sport

25/09/2014 20:26

Përfaqësuesja e Katarit në basketboll për femra është tërhequr nga pjesëmarrja në Kampionatin botëror për një arsye të pazakonshme.

Atyre nuk u është lejuar që të luajnë me shami, dhe skuadra nuk ka pranuar të marrë pjesë pa të.

Dhe, basketbollistet nga Katari bashkërisht kanë vendosur të mos luajnë në Botëror meqë organizatori insistoi se ato mund të marrin pjesë vetëm pa shami.

Menjëherë në duelin e parë kundër Mongolisë, skuadrës i është kërkuar që t’i heqin shamitë, dhe këtu mori fund gjithçka pasi ato e refuzuan kërkesën.