“Nuk shoh asgjë të mirë te ky Real”

Nuk ka aspak dyshime se Real Madrid po kalon një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit.

Sport

13/12/2018 22:00

Humbjet e shpeshta, golat e shumtë të pranuar dhe një humbje 0-3 në ‘Santiago Bernabeu’ nga CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve, tregojnë më së miri situatën te ‘Los Blancos’.

Këtë situatë te Real Madrid e ka komentuar edhe ish sulmuesit i tyre, Predrag Mijatovic, duke thënë se nuk sheh asgjë të mirë te skuadra e trajnerit Santiago Solari.

“Unë nuk e di nëse kjo është shkaku i Ronaldos dhe Zidanes, mungesës së përforcimeve, apo lodhjes së lojtarëve në Kupën e Botës”, ka deklaruar Mijatovic, derisa komentonte formën e dobët të Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk e di arsyen e vërtetë, por e di që gjithçka po shkon gabim. Ajo që di unë, është se në këtë ekip nuk po shoh asgjë të mirë”./Lajmi.net/