“Nuk dua të transferohem te Barcelona” (FOTO)

Oriol Romeu nuk planifikon të rikthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, Barcelona.

Merkato

28/03/2017 13:07

Oriol Romeu përgatitet për ta refuzuar interesimin e Barcelonës për të qëndruar dhe luajtur me vazhdimësi në Southampton.

25-vjeçari është i lindur në Kataloni dhe depërtoi nga akademia e Barcelonës, La Masia.

Së fundmi ai është përmendur si objektiv i gjigantit katalan. Por, ai nuk e ka ndërmend të transferohet te Barcelona.

“Kam qenë në Barcelona dhe nuk kam luajtur, nuk dua ta kaloj prapë atë ndjenjë”, deklaroi Romeu për “Daily Echo”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të mbetem në Southampton”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6