Nora Gjakova e fiton medaljen e ARTË në Tunizi
Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në ‘Tunis Grand Prix’.
Sport
Kosova do të rikthehet me një medalje të artë nga turneu i xhudos që po mbahet në Tunizi.
Xhudisjta nga Kosova, ka arritur që në finale për medaljen e artë, të mposhtë garuesen nga Koreja, Youjeong Kwon, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kujtojmë se në Tunizi, Kosova fitoi edhe një medalje të argjendtë, me Distria Krasniqin./Lajmi.net/