Njihuni me Mustangun 717kf

Është zbuluar vetura super-e shpejtë V8, që është rival direkt i Corvette Z06.

Auto & Tek

04/10/2014 23:18

John Hennessey ishte i pikëlluar që Mustangu i ri edhe pse kishte një motor V8 5.0, nuk e kishte fuqinë që të garojë me veturën e ardhshme Corvette Z06.

Kështu, Mustangu i shkretë u desht që të merrte një përmirësim, që të jetë mjaftueshëm rival për veturën Corvette Z06, transmeton Lajmi.net.

Kështu, John Hennessey e bëri Mustangun edhe më Mustang. Kjo veturë është Hennessey HP3700, dhe është e gatshme për tu përballur me çdo veturë.

Motori V8 i veturës tani gjeneron 717 kuaj-fuqi, me 632 çifte-rrotulluese dhe me një bosht për matje të mirë.

Kjo është një shtesë prej 300 kuaj-fuqi nga fuqia standarde dalëse e Mustangut, aq e mirë sa për të arritur 96kmh në 3 sekonda, transmeton Lajmi.net.

Hennessey thotë se prodhimi do të jetë i limituar në vetëm 500 njësi, duke filluar me një çmim prej $59,000.