Një votë për Ronaldon

Selektori i Marokut, Badou Zaki, ka treguar se votoi për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në garë për Topin e Artë. Ai thotë se reprezentuesi portugez e meriton të shpallet më i miri.

Sport

11/12/2014 22:43

Selektori i Marokut, Badou Zaki, ka bërë të ditur se ka votuar për Cristiano Ronaldon para Manuel Neuerit dhe Lionel Messit në garë për Topin e Artë.

Ai beson se ylli i Real Madridit meriton të shpërblehet me çmimin për paraqitjet e tij gjatë vitit 2014. Fituesi do të shpallet gjatë gala mbrëmjes së UEFA-s më 12 janar.

Por, Zaki ka konfirmuar se votoi për Ronaldon.

“Kam votuar për Ronaldon për Topin e Artë sepse ai e meriton”, deklaroi ish portieri i Real Mallorcas,.

“Ai bëri gjëra të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, duke fituar Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

“Neuer nuk e meriton çmimin. Gjermania e fitoi titullin në Kampionatin botëror por ky sukses nuk erdhi si meritë e një futbollisti”, përfundoi Zaki.