Një vit pa lëndime

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka pranuar se viti 2013 ishte i vështirë për në për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që e mbajtën për një periudhë të gjatë jashtë fushës. Por, 35-vjeçari – i cili bëri vetëm tri paraqitje në La Ligë këtë edicion – ka pranuar se e kishte të vështirë të qëndronte…

Sport

02/01/2014 10:33

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka pranuar se viti 2013 ishte i vështirë për në për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që e mbajtën për një periudhë të gjatë jashtë fushës.

Por, 35-vjeçari – i cili bëri vetëm tri paraqitje në La Ligë këtë edicion – ka pranuar se e kishte të vështirë të qëndronte për aq gjatë pa luajtur.

“2013 ka qenë një vit shumë i vështirë gjatë së cilit kam mësuar se kush janë shokët e mi të vërtetë”, shkroi Puyol në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Urime për një 2014 të shëndetshëm”. Puyol shpreson të rikthehet për Barcelonën gjatë pjesës së dytë të sezonit derisa gjiganti katalan synon të mbrojë titullin e kampionit në La Ligë.

Barcelona aktualisht e ndan kreun me 46 pikë nga 17 xhiro, aq sa ka edhe Atletico Madrid.