Një trajner i ri në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e Man Utd

Gareth Southagate është trajneri i radhës që i është shtuar listës së ngushtë për të marrë drejtimin e Manchester United.

Sport

12/01/2019 23:19

‘Djajtë e Kuq’ pas shkarkimit të Jose Mourinho, janë emëruar përkohësisht ish lojtarin e tyre, Ole Gunnar Solskjaer, që numëron pesë fitore në pesë ndeshjet e para.

Por, skuadra e Manchester United janë të vendosur të sjellin një emër tjetër për trajner pas përfundimit të sezonit.

Duke qenë të frikësuar se Mauricio Pochettino do të vazhdojë të mbetet te Tottenham, skuadra nga ‘Old Trafford’ po mendon si alternativë trajnerin e Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

‘The Telegraph’ raporton se Southgate është në listën e ngushtë të Manchester United, për të marrë drejtimin e skuadrës./Lajmi.net/