Një fanellë për minutë, ja çfarë po ndodh me fanellat e Ronaldos në Milano

Interesim i madh për fanellat e Ronaldos.

Sport

11/07/2018 18:30

Juventus është duke shitur një mesatare një fanellë për minutë të Cristiano Ronaldo-s në dyqanin e tyre në Milano.

Transferimi ka kushtuar 100 mln euro dhe ai do të paguhet 30 mln euro neto në vit, por gjithashtu pritet të sjellë fitime të mëdha për klubin italian.

Sipas TuttoJuve, ka një radhë të madhe në dyqanin zyrtar të Juventus në Milano, sidomos teksa faqja online është bllokuar pas momentit kur fanella doli në shitje.

Raportohet se bardhezinjtë janë duke shitur një mesatare një fanellë për minutë të Cristiano Ronaldo-s që kur është hapur dyqani në orën 10 të paradites.