Një 30-vjeçar në Vlorë, humb jetën pranë stadiumit

​Një i ri 30-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit “Flamurtari” në qytetin e Vlorës.

Lajme

06/04/2016 23:13

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur pak pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi.

Sipas burimeve, personi ka qenë duke dalë nga stadiumi dhe ka rënë nga shkallët duke përplasur kokën. Ai është shoqëruar në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore identiteti i tij rezulton te jetë Mikel Selmanaj, 30 vjeç nga Orikumi, i cili dyshohet në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.