Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 06:00. I dyshuari, gjatë përpjekjes për të udhëtuar, ka prezantuar pasaportën e shtetit të tij, së bashku me një vizë dhe…

Lajme

29/11/2026 08:57

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 06:00.

I dyshuari, gjatë përpjekjes për të udhëtuar, ka prezantuar pasaportën e shtetit të tij, së bashku me një vizë dhe leje elektronike udhëtimi të një shteti tjetër.

Dokumentet e prezantuara dyshohet se ishin të falsifikuara dhe janë konfiskuar për procedura të mëtejshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/