Dëmtohet një veturë në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 06:00. Ankuesi ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë dëmtuar parafangon e veturës me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në…

Lajme

29/11/2026 08:59

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 06:00.

Ankuesi ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë dëmtuar parafangon e veturës me targa vendore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar. /Lajmi.net/