Nissan 370Z NISMO përmirësohet për vitin 2015

Nissan sapo ka zbuluar modelin e përditësuar të tij, 370Z NISMO coupe, i cili do të shfaqet nëpër ngjarjet e veturave gjatë muajit korrik si një model i vitit 2015.

Auto & Tek

19/05/2014 03:15

Modeli i përditësuar merr një pamje të jashtme më agresive, me një mbrojtëse të re përpara, drita LED, spojler të kuq, anësore të reja, rrota alumini 19 inç dhe më shumë.

Përmirësimet në pamjen e jashtme të veturës vazhdojnë edhe prapa saj, ku shihet një spojler i ulët dhe dy mamita që vijnë nga modeli i kaluar.

Modeli gjithashtu merr edhe disa përmirësime në brendësi të tij, me ulëse Recaro dhe Alcantara, timon Alcantara, një sistem të ri të zërimit dhe një sistem të ri kompjuterik të informacioneve të veturës.

Motori është i ngjashëm si në modelin e kaluar, i cili është 3.7 litërsh V6 që radhitet në 350 kuaj-fuqi të cilat transmetohen nga shtatë shpejtësi automatike, të ndërlidhura me një kontroll edhe të shpejtësive manuale.