Nishani së bashku me Hollande, ndjekin nga afër ndeshjen në Marseille

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ndodhet sot në Marseille, ku do të ndjek nga afër ndeshjen Francë-Shqipëri.

Sport

15/06/2016 16:25

Mësohet se kreu i Shqipërisë, do të jetë në stadiumin “Velodrome” së bashku me homologun e tij francez, Francois Hollande.

Në takimin e parë me Zvicrën në stadiumin e Lens-it ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama.