Neymar – Real Madrid, reagon PSG

Neymar vazhdon të kërkohet nga Real Madrid.

Sport

11/05/2018 12:30

Në ditët e fundit, është folur se Neymar do të lërë PSG-në edhe për këtë e ka një çmim, por kjo është diçka që PSG kategorikisht e mohon.

“Nuk ka çmim fiks sepse Neymar nuk është në shitje, është qesharake dhe shanset për arritjen e një marrëveshjeje me një klub janë zero”, thonë burimet e gazetës Marca.

Zyrtarët brenda klubit francez këmbëngulin se ata nuk kanë marrë asnjë lajm nga babai i Neymarit për dëshirën e lojtarit për t’u larguar.