Neymar ngacmoi Ronaldon? (Video)

Neymar bëri një lëvizje me duar në formë të zhytjes, derisa ishte duke festuar golin ndaj PSG-s. Dhe, për shumëkënd gjesti i tij shihet si ngacmim për rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sport

11/12/2014 08:53

Neymar ishte një prej realizatorëve në fitoren e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain të mërkurën mbrëma me rezultat 3:1, që ia siguroi skuadrës së tij pozitën e parë në Grupin F.

Mirëpo, ylli brazilian bëri një lëvizje me duar në formë të zhytjes, derisa ishte duke festuar golin.

Dhe, për shumëkënd gjesti i Neymarit ka filluar të konsiderohet si ngacmim për rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili u akuzua për simulim për të fituar një penallti në fitoren ndaj Celta Vigos në fundjavën e shkuar në kuadër të La Ligës.