Neymar mendoi ta braktisë futbollin

Neymar disa vjet më parë ishte pranë pensionimit nga futbolli, kurse sot është një prej yjeve më të mëdha të këtij sporti. Sot është një futbollist simbol i Brazilit, u transferua te Barcelona nga Santos për 57 milionë euro dhe së bashku me Lionel Messin formon qiftin më të fortë në qarkullim. Por, tre vjet…

Sport

05/09/2013 12:36

Neymar disa vjet më parë ishte pranë pensionimit nga futbolli, kurse sot është një prej yjeve më të mëdha të këtij sporti.

Sot është një futbollist simbol i Brazilit, u transferua te Barcelona nga Santos për 57 milionë euro dhe së bashku me Lionel Messin formon qiftin më të fortë në qarkullim.

Por, tre vjet më parë, Neymar ishte shumë pranë largimit nga futbolli. 21-vjeçari ka treguar ngjarjen që e shtyu të mendonte për pensionim, në librin ‘Neymar – biseda mes babait dhe të birit”, me autorë Ivan More dhe Mauro Beting.

Episodi ndodhi gjatë kohës kur ai kishte një mosmarrëveshje me trajnerin e Santosit, Dorival Junior, në shtator 2010.

Santos mposhti Atletico Mineiron me rezultat 4-2 por sulmuesi u përplas me trajnerin pasi ky i fundit ia kishte ndaluar të ekzekutonte një penallti.

“E di se ku kisha gabuar, ka qenë një prej ditëve më të këqija në jetën time. Gjatë asaj periudhe kisha nevojë të zhvillohem, por kam mësuar nga ai rast”, deklaroi Neymar i cili pas atij incidenti përfundoi jashtë ekipit.

“Ishte dita kur kam qarë më së shumti dhe në ditët në vazhdim isha aq i mërzitur sa që mendoja të largohem nga futbolli”, u shpreh ai.