“Neymar gjithmonë do ta ketë derën e hapur te Real Madrid”

Marcelo ka thënë se bashkëvendësi i tij, Neymar, një ditë do t’i bashkohet Real Madridit.

Sport

07/06/2018 20:57

Ylli brazilian i PSG-së ka gjasa të mëdha të largohet nga Franca për t’u rikthyer në La Liga, tani te Real Madrid.

Marcelo në konferencë për shtyp te Kombëtarja e Brazilit, ka thënë se për Ronaldon nuk do të paraqiste problem transferimi i Neymarit.

“Cristiano nuk është ‘shefi’ te Real Madrid. Nëse Ronaldo është aty, pse Neymar nuk mund të na bashkohet. Neymar gjithmonë do ta ketë derën e hapur te Reali Madrid. Madrid gjithmonë shikon për lojtarët më të mirë, dhe Neymar shumë shpejtë do të jetë në nivelin e Ronaldos”, ka deklaruar Marcelo./Lajmi.net/