Neuer mungon në miqësoren e Gjermanisë

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer do të mungojë në miqësoren e ardhshme të Kombëtares së Gjermanisë.

Sport

24/03/2015 16:14

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e potierit të Bayernit, Manuel Neuerit.

Ai nuk do të luajë për miqësoren kundër Australisë.

28 vjeçari pati një paraqitje skandaloze në humbjen e fundit të Bayernit kundër Monchengladbachit, mirëpo pas ndeshjes ai u ankua që vuan nga një lëndim.