Nëse ndodh kjo, Kovacic largohet nga Inter

Mesfushori Mateo Kovacic do të largohet nga Inter gjatë verës nëse një klub ofron 35 milionë euro për blerjen e tij.

Sport

16/06/2015 16:19

Inter është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Mateo Kovacic, gjatë afatit kalimtar të verës.

Presidenti i Nerazzurrëve, Erick Thohir kërkon 35 milionë euro për shitjen e reprezentuesit kroat, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Tifozët e Interit kanë krijuar një “hashtag” me emrin “#SaveKovacic”, duke kundërshtuar shitjen e tij.

Mirëpo, duket se mesfushori i talentuar do të jetë futbollisti që do të sakrifikohet për të grumbulluar fonde në angazhimin e përforcimeve për sezonin e ri.