Nëse largohet nga Juventus, ky do të jetë klubi i ri i Dybalas

Paulo Dybala do t’i bashkohet bashkombësit të tij, Lionel Messi, te Barcelona.

Sport

08/02/2018 12:07

Paulo Dybala sipas revistë javore italiane Chi, nuk e ka zgjatur marrëveshjen me pronarët e vilës së tij luksoze në Torino.

Arsyeja mendohet që të jetë dëshira e tij për të ndryshuar ambjen në përfundim të sezonit.

Sipas revistës Chi, argjentinasi do t’i bashkohet bashkombësit të tij, Lionel Messi, te Barcelona, transmeton “Albeu.com”.

Dybala e nisi mirë këtë sezon, por me kalimin e javëve rendimenti i tij pati rënie, aq sa Allegri e uli disa herë në bankë.