Nëse largohet nga Juventus, ky do të jetë klubi i ri i Alex Sandros

Alex Sandro mund të largohet nga Juventus.

Sport

03/04/2018 12:14

E ardhmja e Alex Sandro tek Juventusi është akoma për t’u vendosur.

Mbrojtësi kërkohet nga shumë skuadra dhe mbi të gjitha qëndron Manchester Uinted.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë gati t’i paraqesin “Zonjës së Vjetër” një superofertë për kartonin e brazilianit gjatë merkatos së verës.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat, 27-vjeçari është kërkesa numër një e trajnerit Mourinho për të përforcuar repartin e prapavijës për sezonin e ardhshëm.