Nenad Rikalo, ministër i Bujqësisë?

Lista Serbe e kërkoi me ngulm Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Dhe ky ngulm rezultoi i suksesshëm, pasi që në marrëveshje me koalicionin PANA (PDK-AAK-Nisma-AKR) për bashkëqeverisje, ky resor qeveritar do drejtohet pikërisht nga kjo Listë. Lajmi.net nga burime brenda kësaj Liste merr vesh se ministër i Bujqësisë pritet të jetë Nenad Rikalo,…

Lajme

06/09/2017 22:26

Lista Serbe e kërkoi me ngulm Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Dhe ky ngulm rezultoi i suksesshëm, pasi që në marrëveshje me koalicionin PANA (PDK-AAK-Nisma-AKR) për bashkëqeverisje, ky resor qeveritar do drejtohet pikërisht nga kjo Listë.

Lajmi.net nga burime brenda kësaj Liste merr vesh se ministër i Bujqësisë pritet të jetë Nenad Rikalo, aktualisht përfaqësues i Listës Serbe në KQZ.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet nesër. Në këtë seancë pritet të zgjedhen kryetari i Kuvendit, në këtë rast Kadri Veseli dhe nënkryetarët. Më pas, seanca për votimin e qeverisë pritet të mbahet të premten, ku kryeministër do të votohet Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/