Nëna e Ronaldos u fotografua me Messin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e mori me vete në shtëpi trofeun e dytë të Topit të Artë në karrierën e tij, por edhe rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi nuk ishte i parëndësishëm gjatë gala mbrëmjes në Zurich të hënën mbrëma. Reprezentuesi argjentinas, fitues i çmimit të futbollistit më të mirë në…

Sport

15/01/2014 19:07

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e mori me vete në shtëpi trofeun e dytë të Topit të Artë në karrierën e tij, por edhe rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi nuk ishte i parëndësishëm gjatë gala mbrëmjes në Zurich të hënën mbrëma.

Reprezentuesi argjentinas, fitues i çmimit të futbollistit më të mirë në botë për rekord katër herë me radhë ishte i hapur dhe në disponim për të dhënë autografe dhe bërë fotografi me tifozët e shumtë që ishin paraqitur jashtë sallës.

Por, sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, në mesin e atyre që kërkuan të bëjnë fotografi me Messin ishte edhe nëna e Ronaldos, Maria Dolores dos Santos Aveiro dhe dy motrat e tij, Elma dhe Katia.