Nëna e Ronaldos: Doja ta abortoja Cristianon

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro e ka zbuluar një lajm shokues. Ajo ka treguar se po planifikonte ta abortonte yllin e sotëm të Real Madridit.

Sport

18/07/2014 17:03

Nëna e Cristiano Ronaldos e ka zbuluar një tregim shokues, në autobiografinë e yllit portugez.

Ajo ka zbuluar se po mendonte ta abortonte yllin e sotëm të futbollit botëror.

“Fëmija i katërt ishte i paqëndrueshëm për situatën tonë ekonomike dhe mendoja për abort”, tregon Dolores Aveiro.

“Mjeku megjithatë nuk shihte arsye fizike për të bërë që unë të abortoja dhe pasi u ktheva në shtëpi, vendosa ta mbaja”, ka shtuar ajo.

Një zgjedhje që ia shpëtoi jetën atij që pas disa vjetësh do të bëhej njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të futbollit dhe një fenomen komercial.