Në Bjeshkën e Belegut u organizua gara e sllallomit të madh ‘Kupa e Gjeravicës 2018’

Në një mot shumë të përshtatshëm me diell, me shumë të pranishëm e në frymën e garës së mirëfilltë, dje (e shtunë) në Bjeshkën e Belegut në Deçan, është organizuar gara e sllallomit të madh ‘Kupa e Gjeravicës 2018’.

Sport

11/03/2018 19:20

Bjeshka e Belegut, ka filluar të shndërrohet në një atraksion të turizmit dimërorë, falë shtrirjes dhe bukurive që ofron.

Këtë më së miri e tregon organizimi i ‘Kupës së Gjeravicës’ në disiplinën e sllallomit të madh, ku morën pjesë shumë skitarë nga Federata e Skitarisë së Kosovës.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, nën patronazhin e të cilit edhe u organizua kjo garë, përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, e po ashtu edhe ata që ndihmuan në organizim, duke shpresuar që ky eveniment të organizohet çdo ditë, për të ndihmuar që Bjeshka e Belegut të kthehet në një pikë të veçantë për t’u vizituar nga turistët.

Shkrimi i Bashkim Ramosaj në Facebook:

Atraksion i turizmit dimërorë pista e skijimit në Bjeshkën e Belegut sot na ofroj një garë të jashtëzakonshme në të cilën morën pjesë skitarë nga Federata e Skitarisë së Kosovës, të cilët në bashkëpunim me komunën organizuam garën “Kupa e Gjeravicës 2018”, dhe shpallen edhe fituesit në të gjitha kategorit, në disiplinën e sllallomit të madhë!

Në këtë ngjarje të rëndësishme për komunën tonë,me entuziazëm të madh që vërehej të skiatorët dhe te qytetarët prezent, gara përfundoj, e cila besojmë se do bëhet vjetore , dhe Bjeshka e Belegut do të jetë pikë e veçantë për tu vizituar nga turistët.

Faleminderit për punën Federatës së Skitarisë së Kosovës, Shoqatës Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj, në Deçan, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministrisë së FSK-së, Policisë së Kosovës dhe organizatorëve nga ana e komunës.

00

16

15

14

13

12

11

09

08

07

06

05

04

03

02

01