Ndryshimi i Vilanovës

Tito Vilanova është rikthyer në qendrën stërvitore të Barcelonës (Ciutat Esportiva), për herë të parë nga muaji qershor kur u largua nga klubi dhe u nis drejt Ne Yorkut për t’ju nënshtruar terapisë kundër tumorit në gjëndrat e pështymës. Një foto e publikuar nga portali i të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo ka shfaqur…

Sport

09/09/2013 18:02

Tito Vilanova është rikthyer në qendrën stërvitore të Barcelonës (Ciutat Esportiva), për herë të parë nga muaji qershor kur u largua nga klubi dhe u nis drejt Ne Yorkut për t’ju nënshtruar terapisë kundër tumorit në gjëndrat e pështymës.

Një foto e publikuar nga portali i të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo ka shfaqur Vilanovan së bashku me gruan e tij duke e shikuar një ndeshje ku luante djali i tij, anëtar i ekipit të rinjve të Barcelonës.

Mirëpo, nga pamja e Vilanovës vërehet se ai ka mbetur pa flokë si rezultat i terapisë për sëmundjen e rëndë.