Nasri në qiellin e shtatë

Samir Nasri ishte mjaft i lumtur që Manchester City e mposhti Sunderlandin me rezultat 3:1, në finale Capital One Cup, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin Wembley të Londrës. Mesfushori francez i kishte ‘vuajtur’ humbjet me Arsenalin në finale të vitit 2011 dhe më pas me Cityn në FA Cup nga Wigan Athletic vitin…

Sport

02/03/2014 18:50

Samir Nasri ishte mjaft i lumtur që Manchester City e mposhti Sunderlandin me rezultat 3:1, në finale Capital One Cup, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin Wembley të Londrës.

Mesfushori francez i kishte ‘vuajtur’ humbjet me Arsenalin në finale të vitit 2011 dhe më pas me Cityn në FA Cup nga Wigan Athletic vitin e kaluar.

Tash, përfaqësuesi francez ishte protagonist, duke e shënuar njërin nga tre golat e skuadrës së Manuele Pellegrinit. “Jam shumë i lumtur dhe krenar, sepse i kam humbur dy finalet paraprake këtu. Për këtë, ishte mjaft e rëndësishme fitorja sot”, deklaroi Nasri për Sky Sport.

“Pjesa e parë ishte një kujtim i ndeshjes me Wiganin. Në pjesën e dytë, ne luajtëm si duhet dhe shënuam tri gola. Shpresoj që ky trofe të na sjell të tjerë. Ne duam të fitojmë çdo gjë”.

“Duam të luftojmë për titull në ligë, në FA Cup dhe të mundohemi të bëjmë diçka në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që kjo fitore të na japë besim”, përfundoi ish futbollisti i Arsenalit.