Nainggolan me vendim të papritur pas lënies jashtë botërorit

Radja Nainggolan ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës, pas lënies jashtë Kupës së Botës.

Sport

21/05/2018 17:06

Trajneri Robert Martinez sot ka hapur listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës, që këtë verë mbahet në Rusi.

Në listën e Martinez, mungon mesfushori Radja e Nainggolan.

“Me shumë dhimbje në zemër unë i dhashë fund karrierës ndërkombëtare… Gjithmonë kam bërë gjithçka për të qenë atje dhe përfaqësoj Belgjikën… për fat të keq vërtet që nuk jam i mirë për disa … Dhe nga sot unë do të jem një tifozë më shumë”, shkruan Naingolan në Instagram./Lajmi.net/