Nainggolan kalon te Interi, zgjedh edhe numrin

Radja Nainggolan është shumë afër transferimit të Interi.

Sport

17/06/2018 17:25

Mesfushori belg do të largohet nga Roma për t’iu bashkuar Interit për 35 milionë euro.

Mediet në Itali këtë çështje e cilësojnë punë të kryer, duke shkruar se Nainggolan ka zgjedhur edhe numrin që do të bartë te Interi.

Nainggolan do të mbajë fanellën me numër 22, por me një stil të ish-sulmuesit Ivan Zamorano, me një ‘+’ në mes të dy numrave, pasi numri 4 është pensionuar shkaku i Javier Zanettit dhe numri 44 mbahet nga Ivan Perisic./Lajmi.net/